Ashtu siç edhe është bërë traditë, klubi madrilen nuk do të ketë fort durim me trajnerin e ri, Xabi Alonso. Një seri e dobët rezultatesh po ia rrezikon seriozisht vendin e punës ish-mesfushorit spanjoll, përcjell Gazeta KFVA.
Real Madrid humbi mbrëmë nga Celta Vigo në shtëpi me rezultat 0-2. Kësisoj, Reali tanimë gjendet në pozitën e dytë në La Liga me 36 pikë, pra katër sosh më pak se Barcelona.
Sipas të përditshmes spanjolle Marca, Reali do ta shkarkojë trajnerin Xabi Alonso nëse humb kundë Manchester Cityt në ndeshjen e mesjavës në Champions League.
Në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Reali i ka vetëm dy fitore, tri barazime dhe dy humbje. Kjo formë e dobët e rrëzoi nga vendi i parë në La Liga, aty ku kryesonte që nga fillimi i sezonit.






