Kosovë Lajme

E shkeli Kushtetutën sa mundi, tash Dehari kërkon votë: Ta forcojmë shtetin

 

 

Shkelësi i famshëm i Kushtetutës së Kosovës, Avni Dehari, i cili e bllokoi Kuvendin duke rënë ndesh me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, tash po kërkon votë sërish, shkruan Gazeta KFVA.


Për muaj të tërë e ngulfati Kuvendin me sjellje arbitrare dhe jokushtetuese, por Dehari thotë se qeverisja e Albin Kurtit e ka forcuar shtetin dhe tash e meriton votën edhe një herë.

“Quhem Avni Dehari, kandidat për deputet. Qeveria e kaluar ka bërë punë të mëdha për shtrirje të sovranitetit, forcimin e ushtrisë. Ta forcojmë shtetin”, tha Dehari përmes një video-adresimi.

Vetëvendosja sërish e ka futur Deharin në listë, duke shpresuar me gjasë që të jetë edhe kësaj radhe deputeti më i vjetër në Kuvend, gjë që do t’ia mundësojë Kurtit ta ketë një vegël për bllokim në konstituimin e këtij institucioni.