Vrapoi për t’i përshëndetur tifozët, futbollisti bie në hendekun prej 2.7 metra të thellë

 

 

Futbollisti Rayan Ghrieb shënoi gol në minutën e 100-të në fitoren 2:0 të Magdeburgut ndaj Herthas në Berlin.

Ai vrapoi për të festuar me tifozët, por pas portës në stadiumin në Berlin është një hendek në thellësi prej 2.70 metra. Ghrieb, që ka shtetësi franceze, duket që nuk ishte i vetëdijshëm për këtë. Ai kërceu për të kaluar reklamën, ndërsa ra 2.70 metra poshtë. Por duket që nuk u lëndua, shkruan koha.net.

Kjo ndodhi të dielën në ndeshjen e Bundesliga 2 në Gjermani.

“Ishte shok i madh. Më vjen mirë që asgjë e keqe nuk ndodhi. Ka mundur të jetë shumë keq”, ka thënë Alexander Nollenberger, që realizoi golin e parë për Magdeburgun.
Edhe trajneri Petrit Sander foli për incidentin. Tha që shumica e dinë për hapësirën mes fushës dhe tribunës, por jo edhe Ghrieb. Ai u ndëshkua me karton të verdhë për festën. Dhe kjo e befasoi më shumë se rënia e rrezikshme./Periskopi/

VIDEO

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…