Trump konfirmon ndalimin e hyrjes në SHBA për tifozët e 19 shteteve në Kupën e Botës 2026

 

 

Administrata e Donald Trump është vënë sërish në qendër të debatit pasi ka konfirmuar ndalimin e hyrjes në SHBA për qytetarët e 19 vendeve, vetëm pak ditë para shortit të Kupës së Botës 2026.

Vendimi rrezikon të pengojë tifozët e disa kombëtareve të ndjekin ekipet e tyre në turneun që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Presidenti Trump kishte njoftuar në qershor vendosjen e “kufizimeve të arsyeshme” të udhëtimit, të cilat, sipas tij, synojnë të mbrojnë vendin nga persona potencialisht të rrezikshëm. Sipas këtij urdhri, shtetasit e 12 vendeve,përfshirë Haitin dhe Iranin, të dyja të kualifikuara në Botëror — nuk mund të hyjnë në SHBA.

Mes tyre janë gjithashtu Afganistani, Myanmari, Çadi, Kongo-Brazavili, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni. Për shtatë vende të tjera, si Kuba dhe Venezuela, janë vendosur kufizime të pjesshme; listës i shtohen edhe Burundi, Laosi, Sierra Leone, Togo dhe Turkmenistani.

Në një konferencë për shtyp, Andrew Giuliani, drejtori ekzekutiv i Task Forcës së Kupës së Botës në Shtëpinë e Bardhë, tha se tifozët nga vendet e prekura nuk do të përfitojnë nga asnjë përjashtim, ndërsa lojtarët dhe stafet sportive do të pajisen me vizat e nevojshme.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…