Kosovë Lajme

PDK publikon listën e plotë, këta janë 110 emrat e kandidatëve për deputetë

 

 

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë.

Listës i prinë Bedri Hamza, kurse mbyllet lista me numër 110 me Abelard Tahirin, shkruan KFVA.

Listën e ka publikuar Hamza.

Hamza ka shkruar se lista është gjithëpërfshirëse, me profesionistë të shumtë.

Postimi i tij i plotë:

Listë gjithëpërfshirëse, me profesionistë të shumtë. Energji e re me mbi 50 kandidatë që garojnë për herë të parë dhe 37 gra që e forcojnë përfaqësimin.

Një përbërje që reflekton përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesit qytetar dhe shtetëror.

Jemi bashkë dhe të përkushtuar për ta çuar Kosovën përpara! #PDK130