Amir Rrahmani kundër Edon Zhegrovës në derbin italian

 

 

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani sonte (e diele) do ta zhvillojë përballjen me sulmuesin Edon Zhegrova në Serie A.

Napoli është nikoqir i Juventusit, deri italian i vlefshëm për xhiron e 14-të të kampionatit italian.

Rrahmani si zakonisht është i padiskutueshëm në formacionin bazë të Napolit, andaj edhe pritet të luajë sërish nga minuta e parë, me “Napolitanët” që kërkojnë vetëm fitore për ta vazhduar garën për titull.

Ndërkohë, te Juventusi – Zhegrova pritet që sërish ta nisë nga stoli edhe pse dha sinjale pozitive në ndeshjen e fundit kur hyri nga banka, e shumë tifozë italianë po kërkojnë që të ketë vend në 11-shen startuese, përcjell telegrafi.

Zhegrova ndër të tjera thuhet se është kthyer 100 për qind nga lëndimi, kësisoj mbetet të shihet nëse Luciano Spalletti do t’ia japë shansin për ta dëshmuar kualitetin nga fillimi.

Përballja e zjarrtë që assesi s’duhet humbur fillon nga ora 20:45 në stadiumin “Diego Maradona”.

Kujtojmë, Napoli renditet në pozitën e tretë në Serie A me 28 pikë derisa Juventusi në vendin e shtatë me 23 sosh.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…