18 trupa pa jetë në një varkë në brigjet e Kretës

 

 

Në brigjet e ishullit grek të Kretës u gjet një varkë me 18 emigrantë të vdekur në bord. Pas shumë gjasash ata kishin humbur kontrollin mbi varkën gjatë një stuhie të fortë.

Roja bregdetare e Greqisë zbuloi  në brigjet e Kretës një varkë të dëmtuar në të cilën gjendeshin trupat pa jetë të 18 emigrantëve. Dy vetë kishin arritur të mbijetonin, njoftoi radio-televizioni publik grek ERTnews. Dy të mbijetuarit u thanë ekipeve të shpëtimit se kishin humbur kontrollin e varkës gjatë një stuhie të fortë. Emigrantët kishin mbetur më pas në det të hapur pa ujë, pa ushqime ose mundësi për t’u mbrojtur. Në ujërat përreth Kretës ka pasur ditët e fundit një stuhi të fortë vjeshte me erëra që i tejkalonin 90 kilometra në orë.

Varka u zbulua në një rrugë të njohur kontrabande

Sipas mediave lokale që u referohen të dhënave të rojes bregdetare greke në momentin kur u zbulua varka 18 personat kishin qenë të vdekur prej më shumë se një dite. Ekspertët mjeko-ligjorë dhe hetuesit e rojes bregdetare po përpiqen tani të përcaktojnë saktësisht se çfarë kishte ndodhur në bord.

Sipas burimeve të rojes bregdetare se nga kanë ardhur emigrantët mbetet e paqartë. Bandat e trafikantëve dhe të kontrabandistëve transportojnë rregullisht njerëz përgjatë rrugës së rrezikshme nga Tobruku i Libisë në Kretë. Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR) nga janari deri në fillim të dhjetorit në Kretë arritën këtë vit thuajse 17,000 vetë.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…