Zafir Berisha në listën e AAK’së: Me Ramush Haradinajn na lidh e kaluara për liri

 

 

Zafir Berisha ka njoftuar se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).


Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se me Ramush Haradinajn e lidh e kaluara për lirinë dhe përgjegjësia ndaj vendit, duke e parë rreshtimin e tij politik si vazhdimësi të përpjekjeve për Kosovën.

“Prandaj rreshtimin tim në këtë betejë e shoh si vazhdimësi të përpjekjeve tona dhe të të gjithë atyre që e duan Kosovën seriozisht dhe pa mashtrime”, ka shkruar ai.

Berisha ka thënë se po hyn në këtë garë për të luftuar atë që e cilëson si “të keqen” që ka kapluar vendin.

“Në betejën politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit po hyj me motivin që të jap kontributin tim me gjithë mundësitë që kam, për të luftuar të keqen që e ka kapluar Kosovën, sektin politik të Albinit, i cili e ka çorientuar shtetin dhe ka mashtruar qytetarët me premtime boshe”, tha ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…