Kosovë Lajme

Tahiri refuzoi 10-shen e parë të PDK-së, Kabashi: Model i politikanit të etabluar, në të mirë të atyre që hyjnë rishtas

 

 

Deputeti dhe ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka njoftuar sot se i ka kërkuar Kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, të mos e përfshijë në dhjetëshen e parë të listës zgjedhore për Kuvendin e Kosovës.

Këtë kërkesë të Tahirit, e ka vlerësuar drejtori i Gazetës Online Reporteri.net Bekim Kabashi, i cili thotë se ky veprim është në të mirë të gjithë kandidatëve që i hyjnë rishtas garës për deputet.

Kabashi tutje thotë se ky model duhet të ndiqet nga të gjithë ata kandidatë për deputetë që janë të etabluar në politikë.

“Sot e nesër kur ata që po i hyjnë garës për deputetë shtyhen me brryla se kush me u renditë më lartë në listë, Abelardi paska vendos me e ndryshu lojën. N’fakt model që ish dashtë me e ndjekë të gjithë ata që tashmë janë të etablum në politikë, në të mirë të atyre që hyjnë rishtas. Veprim për t’u vleresu”, ka shkruar Kabashi në Facebook.