Rrëfimi i zyrtares për presionin që iu ushtrua në Ministrinë e Çekut, Rama: Kjo është fytyra e vërtetë e VV-së, krejt në burg keni me përfundu

 

 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pasi një menaxhere personeli në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës që kontrollohet nga Ministria e Kulturës, rrëfeu se ka pasur presion  për ta nënshkruar emërimin e  Imer Hakajt si ushtrues detyre i Drejtorit në këtë Agjenci, i cili njihet edhe si person i afërt me Ministrin në detyrë, Hajrulla Çeku.

Rama në postimin e tij ka thënë se Hakaj është kryeinspektori që i ka ndalur punimet në Sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Rama ka thënë se punimet janë ndalur pa asnjë vendim she jashtëligjshëm. Sipas tij kjo është fytyra e vërtetë e Vetëvendosjes, që bllokon përmes njerëzve të emëruar jashtë ligjshëm.

“Krejt keni me përfundu në burg! Prishtina nuk harron! Prandaj nga partia e parë dolët partia e tretë në Kryeqytet. Se qytetarët e kanë pa që jeni mashtrues!”, shkroi Rama ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Ky është kryeinspektori që i ka nal jashtëligjshëm punimet në Sheshin “Xhorxh Bush” në Kryeqytet!
Jashtëligjshëm siç është emëruar!

Ai ka dal atë ditë në terren i ka ndal punimet pa asnjë vendim dhe pa ju referu asnjë ligji!!
Sepse këta janë mbi ligjin!

Kjo, është fytyra e vërtetë e Vetëvendosjes: jashtëligjshëm bllokon përmes njerëzve që jashtëligjshëm i emëron dhe pastaj krejt bashkë i shkelin ligjet e Republikës së Kosovës sipas agjendave të partisë!

Krejt keni me përfundu në burg!
Prishtina nuk harron! Prandaj nga partia e parë dolët partia e tretë në Kryeqytet. Se qytetarët e kanë pa që jeni mashtrues!

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…