Kosovë Lajme

Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 28 dhjetorit

 

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka vendosur se tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, do të bëhet nesër.

Sipas vendimit të ri të KQZ-së, tërheqja e shortit, e paraparë të mbahet më 8 dhjetor, do të mbahet një ditë më herët, më 7 dhjetor.

Tërheqja e shortit do të bëhet në ora 14:00.

Mbledhja e KQZ-së është duke vazhduar.