Nëntogerja e FSK-së shpallet më e mira në trajnimin në Abu Dabi

 

 

Nëntogerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirijona Bajraktari ka zënë vendin e parë në trajnimin ndërkombëtar ushtarak të mbajtur në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ceremonia e trajnimit ushtarak organizuar nga Shkolla Ushtarake për Femra “Khawla Military School”, e që zgjati dy muaj u mbajt të premten.

Lidhur me këtë arritje të Kosovës ka shkruar edhe ambasadori i vendit tonë në Abu Dabi, Xhabir Hamiti.

“Fotoja e Nëntogerës sonë, Lirijona Bajraktari, teksa pranon çmimin e vendit të parë në kursin dymujor ushtarak në Abu Dhabi, është shpërndarë gjerësisht në mediat shtetërore dhe rrjetet sociale të Emirateve të Bashkuara Arabe. Krenarë me ty, Lirijona!”, shkroi ai.

Kosova në këtë aktivitet ndërkombëtar u përfaqësua nga tre oficere të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa Shkolla Ushtarake “Khaëla Military School” vepron nën patronazhin e Sheikha Fatima bint Mubarak.

  • Shkrime të ngjashme

    Fillon zbatimi i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë, çka parashihet në fazën e parë

    Nga mesanata, kanë filluar së zbatuari Ligji për të Huajt dhe Ligji për Automjetet. Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka sqaruar se në fazën e parë të zbatimit, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues…

    Digjet një shtëpi në Vushtrri, vdes një person!

    Një shtëpi në fshatin Gracë të Vushtrrisë është djegur, ku si pasojë ka vdekur një 80-vjeçare. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke bërë me dije se po hetohet si “vdekje e dyshimtë”. Me vendim të Prokurorit të Shtetit,…