Kosovë Lajme

KQZ sot mban mbledhje, do të tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotime

 

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite ka tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, shkruan KFVA.

Në rend dite poashtu janë edhe shqyrtimi i opsioneve dhe afateve të veprimeve për votim përmes postës, shqyrtimi i dokumentit të kërkesave dhe specifikimeve për kontraktimin e shërbimeve postare për votim jashtë Kosovës dhe Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal në Prishtinë, Prizren, Kaçanik, Istog dhe Zveçan.

Njoftimi:

Rendi i Ditës

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2. Aktivitetet e Zyrës:

2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshim plotësimit të pikës numër 7 (Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim) të Vendimit të KQZ me numër 01/3372-2005, i datës 21.11.2025.

3. Këshilli për Operacione Zgjedhore:

3.1. Shqyrtimi i opsioneve dhe afateve të veprimeve për votim përmes postës për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28 dhjetor 2025;

3.2. Shqyrtimi i dokumentit të kërkesave dhe specifikimeve për kontraktimin e shërbimeve postare për votim jashtë Kosovës.

4. Këshilli për Çështje Ligjore:

4.1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal në Prishtinë, Prizren, Kaçanik, Istog dhe Zveqan.

5. Të ndryshme