Bedri Hamza pas mbledhjes së Kryesisë: Mobilizimi për fitore ka nisur (VIDEO)

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka publikuar sot një video nga mbledhja e Kryesisë së PDK-së, ku ka deklaruar se përgatitjet për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë finalizuar dhe partia po hyn e konsoliduar në garën zgjedhore.

Hamza ka theksuar se strukturat e partisë tashmë janë në mobilizim të plotë, ndërsa lista dhe ekipi zgjedhor janë finalizuar.

Në postimin e tij, Hamza u shpreh: “Gjithçka është gati: lista, ekipi dhe energjia pozitive. Mobilizimi për fitore ka nisur. PDK është gati!” Videoja e publikuar shfaq atmosferën e punës dhe angazhimit brenda Kryesisë së PDK-së, ndërsa Hamza paralajmëron një fushatë dinamike dhe të orientuar drejt fitores.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…