BE i përgjigjet Trump: Për rregullat tona vendosim vetë!

 

 

“Kur bëhet fjalë për vendime që lidhen me Bashkimin Europian, ato merren nga Bashkimi Europian, për Bashkimin Europian, përfshirë edhe ato që prekin autonominë tonë ligjore, mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.”

Kështu shprehet një zëdhënës i Komisionit Europian, në përgjigje dokumentit të strategjisë së sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Partneriteti transatlantik është unik dhe, si gjithmonë, aleatët janë më të fortë së bashku,” thekson ai.

Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, në një postim në X, komenton Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve:

“Kjo trajektore e politikës amerikane ishte e dukshme edhe para ardhjes së Trump; ai thjesht e përshpejtoi një proces të pakthyeshëm. SHBA-të janë në një garë gjithnjë e më të vështirë, komplekse dhe të ashpër me Kinën, dhe çdo veprim, vendim apo sjellje e tyre duhet lexuar në këtë kontekst. Trump vetëm sa e bëri të qartë se BE-ja u shërben pak ose aspak në këtë përballje.”

Sipas Crosetto-s, për presidentin amerikan, Bashkimi Europian nuk është i domosdoshëm sepse “nuk k

burime natyrore të rëndësishme, po humbet garën në inovacion dhe teknologji, nuk ka fuqi ushtarake dhe, krahasuar me aktorët e rinj globalë, është i vogël, i ngadaltë dhe ‘i vjetër’.

Ai shton se kritikat e Trump dhe të shumë figurave republikane ndaj qëndrimeve të BE-së janë të njohura prej vitesh.

Megjithatë, ministri nënvizon se “çështja kryesore nuk është BE-ja”, gjë që shihet edhe nga hapësira e vogël që i është kushtuar Europës në dokumentin e ri strategjik. Sipas tij, çdo vendim i ardhshëm amerikan do të ketë një qëllim të vetëm: forcimin e SHBA-ve në garën me Kinën.

Crosetto e përshkruan këtë qasje si “pragmatike, pa emocione apo lidhje, të udhëhequr vetëm nga interesi dhe orientuar drejt epërsisë ekonomike dhe teknologjike, sepse ajo përcakton epërsinë në këtë shekull.” Ai shton se kjo ishte e parashikueshme prej kohësh dhe nuk përbën asgjë të papritur për ata që kanë ndjekur zhvillimet amerikane.

Në fund, ministri thekson se edhe vendet më të vogla, si Italia, duhet të përcaktojnë zgjedhjet dhe strategjitë e tyre brenda këtij realiteti të ri global:

“Edhe ne kemi nevojë për burime, për teknologji, për të rritur ekonominë dhe për të mbrojtur hapësirën tonë të mirëqenies. Jo për të ushtruar epërsi mbi dikë, por për të garantuar të ardhmen tonë”.

Dokumenti i SHBA-se

Dokumenti i strategjisë kombëtare të SHBA-së u publikua dje.

Në dokument, administrata mban një qëndrim të zymtë ndaj aleatëve tradicionalë në Europë, duke paralajmëruar se kontinenti rrezikon “zhdukjen e qytetërimit” dhe duhet të ndryshojë kurs nëse dëshiron të mbetet një aleat i besueshëm për SHBA-në.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…