Bajrami: Fatura e rrymës hajnia më e madhe që po u bëhet qytetarëve, VV në panik

 

 

Ish- deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është në panik lidhur me çështjen e energjisë elektrike.

Ajo e cilësoi fakturimin e energjisë si “hajninë më të madhe që po u bëhet qytetarëve të Kosovës” gjatë këtij mandate.

“Fatura e rrymës është hajnia më e madhe që po u bëhet qytetarëve të Republikës së Kosovës. Për shkak të gjetjeve dhe fakteve të publikuara këto ditë, LVV është në panik. Pas dështimit të konferencës së Armend Mujës, dje keni parë që doli në konferencë tashmë e ‘vet-quajtura ministre e ekonomisë’, zonja Rizvanolli, e cila nuk ka qenë në gjendje të zbardhë asnjë fakt, aq më pak të demantojë ndonjë prej fakteve që këto ditë i kemi shpërfaqur”, tha Bajrami gjatë konferences për media.

Ajo i ka bërë thirrje ministres në fjalë që të sigurojë transparencë lidhur me importin e energjisë.

Sipas saj, institucionet përkatëse duhet të publikojnë informacionet mbi marrëveshjet për blerjen e energjisë.

“Ju bëj thirrje zonjës Rizvanolli dhe institucioneve përkatëse që të bëjnë publik informacionin se nga kush po blejmë energjinë, sa po paguajmë për energjinë dhe nga cilat burime po e importojmë. Gjithashtu, më lejoni t’ju them se qeveria ka thënë që nuk importon energji, por kjo nuk është e vërtetë. Qeveria ka importuar energji, madje edhe kur zoti Kurti fliste për mafien energjetike”, ka thënë Bajrami.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…