Lajme Sport

Aston Villa e mposht Arsenalin në fund të ndeshjes

 

 

Aston Villa ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Arsenalit në “Villa Park” me rezultat 2-1.

Vendasit shënuan golin e fitores në fund të ndeshjes, duke marrë 3 pikë tejet të rëndësishme.

Golat u realizuan nga Matty Cash dhe Emiliano Buendia për Aston Villën, ndërsa për “Topçinjtë” realizoi Trossard.

Me këtë fitore Aston Villa ngjitet momentalisht në pozitën e 2-të, me 30 pikë ndërsa Arsenali mbetet lidere e Premierligës, ku ka 33 pikë.