Lajme Sport

Kompletohet shorti i Kupës së Botës 2026, Kosova – nëse kualifikohet – në grup me SHBA-në, Australinë e Paraguajin

 

 

Ka përfunduar hedhja e shortit për Kupën e Botës të vitit 2026.

Kombëtaret e kualifikuara tashmë kanë mësuar kundërshtarët e tyre, me shortin që pritet të na sjellë ndeshje mjaft interesante.

Kampionati Botëror do të nis nga 11 qershori 2026 dhe do të luhet deri më 19 korrik, kur do të zhvillohet finalja e madhe.

Botërori i 2026-ës do të mbahet në SHBA, Kanada, Meksikë.

SHORTI I KOMPLETUAR:

Grupi A: Meksikë, Korea e Jugut, Afrika e Jugut, Fituesi i “play-offit” D

Grupi B: Kanada, Zvicra, Katari, Fituesi i “play-offit” A

Grupi C: Brazili, Maroku, Skocia, Haiti

Grupi D: SHBA, Australia, Paraguaji, Fituesi i “play-offit” C (aty është edhe Kosova)

Grupi E: Gjermania, Ekuadori, Bregu i Fildishtë, Curaçao

Grupi F: Holanda, Japonia, Tunizia, Fituesi i “play-offit” B (aty është Shqipëria)

Grupi G: Belgjika, Irani, Egjipti, Zelanda e Re

Grupi H: Spanja, Uruguaji, Arabia Saudite, Kepi i Gjelbwrt

Grupi I: Franca, Senegali, Norvegjia, Fituesi i “play-offit” 2

Grupi J: Argjentina, Austria, Algjeria, Jordania

Grupi K: Portugalia, Kolumbia, Uzbekistani, Fituesi i “play-offit” 1

Grupi L: Anglia, Kroacia, Panamaja, Gana