Importi i rrymës nga EFT e Vuk Hamoviqit: Rizvanolli mohon lidhjet e VV’së me kompaninë

 

 

Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka adresuar çështjet që kanë krijuar paqartësi dhe dezinformata në sektorin e energjisë.

Rizvanolli mohoi çdo lidhje të mundshme të Lëvizjes Vetëvendosje apo të zyrtarëve të Qeverisë me kompaninë EFT, duke theksuar se të dhënat e keqinterpretuara të ankandeve të kapaciteteve ndërkufitare përdoren qëllimisht për të krijuar bindjen se Kosova po blen energji nga EFT.

Ajo gjithashtu sqaroi se pjesa më e madhe e energjisë në Kosovë blihet nga KESKO dhe KEDS, të cilat janë kompani të privatizuara para 10 vitesh.

“Po thuhet se disi LVV është e lidhur me kompaninë EFT, asnjë zyrtar i Qeverisë e as i LVV-së nuk ka asnjë lidhje me EFT-në është komplet gësnjeshter. Nuk eksiston asnjë fakt që Kosova ka importuar nga EFT gjatë qeverisjes sonë edhe kjo është komplet gëjeshtër. Po keqinterpretohen qëllimshëm të dhënat e ankandeve të kapaciteteve ndërkufitare të cilat EFT i shfrytëzon për të bartur energjinë tranzit në shtetet tjera përmes kufijve energjetik të Kosovës për të krijuar bindjen se Kosova po blenë nga EFT që është pra komplet gënjeshtër. Dua të ju rikujtojë se qeveria nuk blen energji dhe se pjesa dërrmuese në Kosovë blihet nga KESKO dhe KEDS për furnizim dhe humbje në rrjet, siçe dini këto kompani janë privatizuar para 10 vitesh”, tha Rizvanolli.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…