Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automjetit – ndëshkohen dy shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik

 

 

Policia e Rajonit të Ferizajt ka ndëshkuar dy shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik.

Një 23-vjeçar është kapur duke vozitur në kohën kur kishte të shqiptuar masën mbrojtëse, heqjen e patentë shoferit, shkruan KFVA.

“Për këtë kundërvajtje të rëndë, ndaj tij u shqiptua gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit për 6 muaj në territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa automjeti iu konfiskua. Gjatë verifikimit u konstatua se shoferi kishte arritur numrin maksimal prej 13 pikësh negative nga kundërvajtjet e mëhershme, ndaj iu shqiptua edhe një masë shtesë, heqje e patentë shoferit për 12 muaj të tjerë”, thuhet në njoftim.

Në një rast tjetër, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor kanë ndaluar një 42 vjeçar, i cili po qarkullonte me veturën Audi Q5 me targa vendore, gjithashtu nën masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit nga data 15.10.2025 deri më 14.01.2026.

“Për kundërvajtjen e rëndë, ndaj tij u shqiptua gjobë prej 500 euro, masa e ndalimit të drejtimit të automjetit për 6 muaj, ndërsa automjeti iu konfiskua. Shoferi posedonte patentë shofer të huaj. Policia Rajonale në Ferizaj apelon të gjithë shoferët që të respektojnë ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor dhe të mos ngasin automjetet gjatë periudhës së masës mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit”, thuhet në njoftim./KFVA./

 

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…