Kosovë Kronika- Zezë Lajme

13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren

 

 

Një 13-vjeçar dyshohet se e ka therur me thikë një 19-vjeçar pranë shkollës fillore “Emin Duraku” në Prizren.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, rasti ka ndodhur pas një zënke.

“Sot, më datën 05.12.2025, në orët e paradites është raportuar për një përleshje pranë shkollës fillore “Emin Duraku” në Prizren.
Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga të dhënat e mbledhura është mësuar se pas një zënke ndërmjet dy të rinjve, njëri prej tyre, mashkull 13-vjeçar, e ka goditur me një mjet të mprehtë viktimën, mashkull 19-vjeçar”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka bërë me dije se i lënduari është dërguar në Ndihmën e Shpejtë të qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe, në bashkërendim me të, po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave”.