Presidenti amerikan, Donald Trump foli me gazetarët në Zyrën Ovale në lidhje me luftën në Ukrainë.
I pyetur për takimin midis Vladimir Putin dhe negociatorëve kryesorë amerikanë në Moskë dje, ai tha:
“Nuk e di se çfarë po bën Kremlini. Mund t’ju them se ata patën një takim mjaft të mirë me Presidentin Putin. Do ta zbulojmë. Mendoj se ata patën një takim shumë të mirë me Presidentin Putin dje dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë.”
Për më tepër, Trump shtoi: “Çfarë do të dalë nga ai takim, nuk mund t’ju them, sepse duhen dy veta për të kërcyer tango. Sa i përket Ukrainës, mendoj se kemi diçka mjaft të mirë me ta, janë shumë të kënaqur.”
Trump tha se foli me të dërguarin e posaçëm Steve Witkoff rreth takimit mbrëmë. I pyetur nëse i ishte thënë se Putini ende dëshironte t’i jepte fund luftës, Trump tha: “Ai do të donte t’i jepte fund luftës. Ky ishte përshtypja e tyre. Mendoj se ai do të donte të kthehej në një jetë më normale.”






