NISMA e Limajt garon e vetme në zgjedhje: Për bashkim me PDK-në kërkohet veç një minutë

 

 

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj ka thënë se kjo parti garon e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. 

Por sipas Limajt,  bashkëpunimi i tij me PDK-në, është i mundshëm nëse ka vullnet.

Madje ai tha se i duhen veç një minut, për ta arritur marrëveshjen. Ai tha madje se kjo ishte kërkesë, nga të gjitha anët, pra që të bashkohen Nisma e PDK.

“Mendoj që për të ndërtu diçka të përbashkët unë dhe PDK na duhet vetëm një minut, sepse themeluesit e Nismas, ishin edhe themelues të PDK-së, kemi të njejtat ideale, të njejtat qendrime. Prandaj, nëse ekziston vullneti, po them, do të na duhej veç një minut. Dua ta shpreh falënderimin tim, të qindar e mirjëra njerëzve e nga themelues të PDK-së, nga deputetët actual të PDK-së, nga prirës të UÇK-së e nga qyteatarë, që kanë shprehur dëshirën e kanë kërkuar që të ndodh një bashkëpunim me PDK-në. Dua ta shprehi mirënjohjen time për ata njerëz. Besoj edhe z.Hamza është përballur me të njejtën situatë sikur unë këndej. Unë nuk kam mundur që të mos e dëgjoj këtë kërkesë. Unë jam rahat me siglën e PDK-së, sepse vet e kam propozuar emrin Partia Demokratike e Kosovës.”, tha ai në Debat Plus.

  • Shkrime të ngjashme

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…

    I deklaroi rrejshëm për t’i ikur tatimit, Dogana kap barna rreth 49 mijë euro

    Në Zyrën e Brendshme Doganore në Prishtinë është paraqitur për kontroll një dërgesë mallrash, për të cilën gjatë verifikimit dokumentar dhe ekzaminimit fizik janë konstatuar mospërputhje ndërmjet përshkrimit të deklaruar dhe gjendjes faktike. Sipas Doganës, mallrat ishin deklaruar si lëndë…