Mefi ende optimist: Besoj se VV do ta bëjë vetë qeverinë

 

 

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur rreth mundësisë së koalicioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke e cilësuar këtë çështje si “një pyetje një milion dollarëshe”.


“Ajo është pyetje një milion dollarëshe, shumë hipotetike, sepse ne duhet ta krijojmë qeverinë njëherë e pastaj të kalohet tek presidenti,” tha Bajqinovci.

I pyetur për vijat e kuqe të mundshme të VV-së, ai u shpreh se ende nuk ka një qëndrim zyrtar:

“Se a ka vija të kuqe? Nuk mund të flas tash për tash sepse nuk ka qëndrim, por një gjë e di: VV do ta krijojë qeverinë vet.”

Bajqinovci ka shprehur bindjen se Lëvizja Vetëvendosje do të dalë shumë më e fortë nga zgjedhjet e ardhshme:
“Besoj që VV do të rangohet shumë lart në këto zgjedhje.”

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…