Mahmuti kërkon nga komuna e Tetovës krijimin e një festivali që përkon me ditëlindjen e Shpat Kasapit

 

 

Veprimtari i çështjes kombëtare shqiptare, Bardhyl Mahmuti, ka bërë një kërkesë publike për komunën e Tetovës, që të institucionalizohet një festival që do të përjetësonte emrin e këngëtarit Shpat Kasapi.

“Krijimi i një festivali që do të mbante emrin e tij dhe që do të organizohej çdo vit në Tetovë, në qytetin e lindjes, në javën e parë të muajit maj (që përkon me ditëlindjen e Shpat Kasapit, 1 maj), do të ishte vendimi më i mirë për të shprehur mirënjohjen tonë për kontributin e tij”, ka shkruar Mahmuti.

Kërkesën e ka bërë drejt kryetarit të i Komunës së Tetovës,  Bilall Kasami, kryetarit të i Këshillit Komunal të Tetovës,  Jusuf Abduli e këshilltarëve të Këshillit Komunal të Tetovës.

“Lusim autoritetet komunale që të marrin në shqyrtim këtë kërkesë dhe të miratojnë një vendim, që do t’i jepte vulë institucionale Festivalit “Shpat Kasapi””.

“Vdekja e papritur e këngëtarit të mirënjohur Shpat Kasapi shkaktoi një pikëllim mbarëkombëtar. Është e tepër të renditim në këtë kërkesë meritat e mëdha që ka pasur ky artist në afirmimin e artit dhe kulturës shqiptare. Meritat e tij janë vënë në spikamë edhe në lajmet që kanë publikuar mediat ndërkombëtare”.

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…