Javorja gjermane “Fokus”: Kosova e katërta në mesin e kampionëve të rritjes ekonomike në Evropë, çfarë mund të mësojë Gjermania prej tyre?

 

 

Magazina javore gjermane “Fokus.de” ka publikuar një analizë rreth mësimeve që mund të marrë Gjermania nga ekonomitë e vendeve të tjera në Evropë, që sipas mediumit janë kampione të rritjes në vitet e fundit. Në listën e magazinës së përjavshme gjermane për rritje ekonomike, lartë rënkohet edhe Kosova, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Në artikullin e titullar “Kampionët e rritjes në Evropë – dhe çfarë mund të mësojë Gjermania prej tyre” shpjegohet se ekonomia e Gjermanisë sipas të dhënave të fundit është “në rënie të lirë“.

Artikulli përmend në raport të ri të industrisë parashikon një rënie prej dy përqind të prodhimit deri në vitin 2025.

Ndërkohë, Këshilli i Ekspertëve Ekonomikë ka rishikuar gjithashtu parashikimin e tij për vitin 2026 duke e ulur – në 0.9 përqind rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Prandaj, shumë tregues nuk tregojnë një rënie ekonomike afatshkurtër, por një sërë sfidash më të thella strukturore“, thotë analiza.

Artikulli bën edhe një përmbledhje të “ekonomive me rritjen më të shpejtë në Evropë“, referuar një analize nga “BestBrokers“, bazuar në të dhëna nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, që tregojnë se ekonomia e Evropës po rritet në mënyrë të moderuar, por me dallime të mëdha midis vendeve.

Ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë bazuar në Prodhimin e Brendshëm Bruto, artikulli përmend edhe Kosovën, në vendin e katërt me 8.51%, përcjell Reporteri.net.

Këto janë ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë (bazuar në rritjen reale të PBB-së që nga viti 2024), sipas artikullit:

Irlanda: +13.9%
Polonia: +9.72%
Islanda: +9.50%
Kosova: +8.51%
Malta: +8.46%
Republika Çeke: +8.26%
Shqipëria: +8.06%
Maqedonia e Veriut: +7.94%
Suedia: +7.91%
Kroacia: +7.62%

Dinamikat janë përqendruar kryesisht në ekonomi më të vogla, të orientuara drejt reformave ose në fazën e kapjes së ritmit. Ato shpesh reagojnë më shpejt ndaj trendeve globale, ndryshojnë politikat e tyre të vendndodhjes më shpejt ose përfitojnë nga nxitës specifikë të rritjes, siç janë dixhitalizimi, turizmi ose investimet e huaja direkte“, thekson shkrimi.

Siç argumenton artikulli, Gjermania mbetet ekonomia më e madhe në Evropë, por shkalla e rritjes së saj është dukshëm më e ulët se ajo e ekonomive më të vogla që i kanë përshtatur më shumë politikat e tyre strukturore vitet e fundit.

Në tekst përmendet edhe Shqipëria, teksa argumentohet se “edhe ekonomitë më të vogla si Islanda, Malta ose Shqipëria, megjithatë, fitojnë pikë me procese të shkurtra vendimmarrëse politike dhe përshtatshmëri të lartë – ekonomitë e tyre të hapura reagojnë më shpejt ndaj trendeve globale“.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…