Ditët e humbura shkaku i protestës, Trafiku Urban njofton se do të zgjatet për 9 ditë vlefshmëria e biletës

 

 

Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se ditët e humbura, shkaku i protestës, do të shtohen dhe se vlefshmëria e biletës do të zgjatet automatikisht për nëntë ditë pas procesit të vulosjes, shkruan KFVA.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, kjo ndërmarrje ka njoftuar për hapat se si mund të bëhet kjo:

-Paraqituni në cilëndo nga kioskat e Trafikut Urban.

-Prezantojeni biletën tuaj mujore aktuale.

-Punëtori në kioskë do të vendosë vulën zyrtare të zgjatjes, e cila është e domosdoshme që kompensimi të hyjë në fuqi.

-Pas vulosjes, bileta juaj do të ketë zgjatjen automatike të ditëve të humbura.

Kioskat ku mund të bëhet vulosja:

1. Kioska prapa Objektit të Komunës (Tek “Plepat”)

Orari i punës:

E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00

E diel: 08:00 – 16:00

2. Kioska në lagjen “Kodra e Diellit” (Tek “Banesat e Bardha”)

Orari i punës:E hënë – E premte: 07:00 – 21:00

E shtunë: 07:00 – 14:00

3. Kioska në Bulevardin “Bill Kllinton” (Afër nënkalimit)

Orari i punës:

E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00

E diel: 08:00 – 16:00

“Kompensimi aplikohet vetëm pas vulosjes së biletës!”, thuhet në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…