Xhavit Haliti: Kurti duhet të trajtohet për shëndet mendor, ka liderë shtetesh që janë të sëmurë

 

 

Xhavit Haliti nga PDK  ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, duke vlerësuar se ai dhe partia në pushtet po tregojnë papërgjegjësi në qeverisje.

Në KTV, Haliti ka deklaruar se kryeministri duhet të trajtohet edhe në aspektin psikologjik, duke lënë të kuptohet se sjellja e tij nuk është e zakonshme për një udhëheqës shteti.

“Në qeverisje ka qenë, është një parti e papërgjegjshme dhe një kryeministër që duhet të trajtohet në një variant tjetër, qoftë ai edhe psikologjik. Nuk e kuptoj ndryshe. Ka liderë shteti që janë të sëmurë. Ai të shkojë te doktori, të bëjë kontroll te mjeku, njerëz jemi, kemi probleme me shëndetin, burgu e ka bë të veten, njerëzit e bëjnë të vetën…”, ka thënë Haliti.

  • Shkrime të ngjashme

    Trump kërcënon me tarifa të reja vendet që kundërshtojnë marrjen e Greenlandës nga ana e SHBA-së

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump të premten ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk pajtohen me ambiciet e tij për të aneksuar Groenlandën. Trump tha në një takim në Shtëpinë e Bardhë…

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…