Shtatë të arrestuar pas një përleshje në Podujevë

 

 

Shtatë persona janë arrestuar pas një përleshjeje fizike mes tyre. Nuk raportohet për të lënduar.

Rasti ka ndodhur dje në Podujevë. Të dyshuari janë përleshur fizikisht pas një mosmarrëveshje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas intervistimit, gjashtë nga ta janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Hakif Zejnullahu, Podujevë 02.12.2025-12:30. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit gjashtë të dyshuar dërgohen në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…