ShBA kritikon VV-në për moscertifikimin e Listës Serbe: Veprime përçarëse që minojnë rinisjen e dialogut strategjik

 

 

Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka reaguar ndaj përpjekjeve të VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe në zgjedhjet në Kosovë, duke i cilësuar ato si të shkurtra në vizion dhe përçarëse, shkruan KFVA.

Në reagim thuhet se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike.

Sipas ambasadës, veprime të tilla cenojnë stabilitetin e vendit dhe interesat amerikane, përfshirë rifillimin e dialogut strategjik për zhvillimin e bizneseve amerikane dhe kosovare.

“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë janë të ngushta në vizion dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësi t’i ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla cenojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë edhe rifillimin e dialogut strategjik për të avancuar mundësitë për bizneset amerikane dhe ato kosovare”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Të martën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sërish nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Dy vota ishin për, dy kundër dhe shtatë abstenim.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtarja serbe votuan për, ndërsa dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, votuan kundër. Partitë tjera kanë abstenuar.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…