Moti: Ditëve të ardhshme me vranësira e shi

 

 

Mendimi për motin – 3.12.2025

Reshje të dobëta shiu kalojnë pjesëve të vendit orëve të para të ditës së enjtë. Zonave më malore paraqiten kushte për reshje sqote apo dhe të dobëta dëbore. Gjatë ditës mbetet mot kryesisht i vranët, por se frynë dhe erë më e theksuar juglindore, që frynë me intenzitet mesatarë e të fuqishëm, 7-15m/s. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 10C e 11C, maksimalet, derisa minimalet zbresin në 4C e 5C. Reshje të dobëta paraqiten lokalisht edhe orëve të mbrëmjes.

Mot kryesisht i vranët e me shi kohëpaskohe parashihet edhe ditën e premtë, me maksimale që shkojnë deri në 10C e 11C. Ditën e shtunë orëve të pasdites në pjesë të vendit, qielli hapet pakëz nga vransirat, për rreze dielli, megjithëse në intervale të shkurta. Nga dita e diel sërish më shumë vransira përshkojnë vendin. Temperaturat zbresin në 7C e 8C, ato maksimale e minimalet zbresin në 2C. Frynë erëra të lehta dhe mesatare nga verilindja 4-10m/s.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…