Mot kryesisht i vranët sot

 

 

Mjegull parashihet të formohet ultësirave në vend orëve të mëngjesit të ditës së mërkurë. Vransirat kalojnë më shpesh, që orëve të paradites shoqërohen edhe me reshje lokale shiu.

Nga mesdita herë herë mund të ketë edhe intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale zbresin në 1C e 4C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 7C e 10C. Dominojnë më shumë qetësitë, e pasdite mund të fryjë erë e lehtë dhe mesatare jugore 2-8m/s.

Vransirat do të dominojnë vendin përgjatë ditëve të ardhshme, herë herë të shoqëruara me reshje lokale shiu, mirëpo temperaturat shënojnë rritje mbi mesatare, deri në 10C e 11C, maksimalet derisa minimalet luhaten ndërmjet 2C e 6C. Ditën e enjtë po parashihet të fryjë erë mesatare juglindore 7-13m/s, e nga dita e premtë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-8m/s.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…