Kosovë Lajme

Kurti s’deklarohet për reagimet e ashpra të ambasadave për moscertifikimin e Listës Serbe

 

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar të deklarohet lidhur me reagimin e ashpër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

SHBA-ja kritikoi ashpër veprimet e Vetëvendosjes, duke thënë se ato dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat amerikane. Sipas deklaratës, këto veprime rrezikojnë edhe rifillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet dy shteteve.

Kurti, si në raste të tjera, shmangu pyetjet e gazetarëve.

Ndërkohë, Ambasada Amerikane në Kosovë theksoi se “përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe janë të pamenduara dhe përçarëse”. Ajo shtoi se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike.

Sipas Ambasadës, veprimet e tilla minojnë stabilitetin e vendit dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rifillimin e dialogut strategjik dhe avancimin e mundësive për bizneset amerikane dhe kosovare.