Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, thotë se “nuk do të ishte korrekte” të thuhej se Presidenti rus, Vladimir Putin hodhi poshtë propozimet e SHBA-së për paqe gjatë bisedimeve me Steve Witkoff dhe Jared Kushner dje.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje në një konferencë të përditshme për shtyp, Peskov tha: “Dje ishte hera e parë që u zhvillua një shkëmbim i drejtpërdrejtë mendimesh. Diçka u pranua, diçka u shënua si e papranueshme. Ky është një proces normal pune dhe një kërkim për kompromis.”
Peskov gjithashtu refuzoi të zbulonte ndonjë detaj të negociatave pesë-orëshe në Kremlin: “Ekziston një mirëkuptim se sa më shumë qetësi të rrethojnë këto negociata, aq më produktive janë ato. Ne do t’i përmbahemi këtij parimi dhe shpresojmë që edhe homologët tanë amerikanë ta bëjnë këtë.”
Siç u raportua sot, vavarësisht presionit të madh që iu bë Ukrainës gjatë javës së kaluar, bisedimet e shumëpritura në Moskë nuk sollën asnjë rezultat, pasi Rusia nuk u pajtua me propozimet e SHBA-së.






