Kërcënimi i Trump: Raportohet se Maduro po bëhet gati të ikë nga Venezuela

 

 

Burime të pavarura në Caracas raportojnë se Nicolás Maduro, të cilin opozita venezueliane e cilëson prej kohësh si ‘president’ jolegjitim, po finalizon përgatitjet për t’u larguar nga vendi së bashku me familjen e tij në drejtim të Dohas, Katar, brenda 72 orëve të ardhshme.


Sipas të njëjtave burime, është siguruar tashmë një avion privat që pritet të përdoret për udhëtimin, ndërsa detaje të tjera logjistike mbeten konfidenciale.

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga regjimi i Caracas-it, por lëvizja vjen në një periudhë tensioni të shtuar politik dhe ekonomik në Venezuelë, pas retorikës tepër të fortë të SHBA-ve dhe veçanërisht presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me regjimin e Maduros.

Më shumë informacione pritet të pasojnë teksa situata zhvillohet.

Maduro megjithatë tha të hënën se ai betohet për “besnikëri absolute” ndaj popullit venezuelian, mes tensioneve në rritje me administratën e presidentit amerikan Donald Trump.

I rrethuar nga zyrtarë të tjerë të lartë, Maduro foli para një turme jashtë pallatit presidencial, pasi qeveria kishte thirrur një marshim për betimin e drejtuesve të rinj lokalë të partisë në pushtet, PSUV.

Tensionet mes dy vendeve – përfshirë sulmet amerikane ndaj mjeteve të dyshuara për trafik droge në Karaibe, kërcënimet e përsëritura nga Trump për të zgjeruar operacionet ushtarake në tokë, dhe shpallja e “Kartelit të Diellit” (Cartel de los Soles) nga administrata Trump si një organizatë e huaj terroriste, një grup për të cilin SHBA pretendon se përfshin edhe Maduron – janë përshkallëzuar prej muajsh.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…