Grabitje ‘e shijshme’! Hajduti gëlltit vezën e çmuar

 

 

Një burrë në Zelandën e Re është arrestuar për grabitje pasi vodhi një send me diamante në mënyrë të pazakontë, duke e gëlltitur.

Medalioni, një vezë Fabergé me vlerë 19,300 dollarë nuk është rimarrë ende, tha policia.

Autoritetet u thirrën në një argjendari në Auckland pasditen e së premtes së shkuar dhe 32-vjeçari u arrestua në flagrancë pas disa minutash. Ai i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor dhe ndodhet në paraburgim.

Veza përmban 60 diamantë të bardhë dhe 15 safirë blu, ndërsa kur hapet del një oktapod në miniaturë me flori 18 karatë.

Veza Oktapod, siç njihet, është frymëzuar nga filmi i James Bond i vitit 1983 që ka si subjekt vjedhjen e një veze Fabergé.

Fabergé është një argjendari me famë botërore e themeluar në Rusi dy shekuj më parë, e famshme për vezët me margaritarë dhe metale të çmuara.

I dyshuari do të dalë para gjykatës më 8 dhjetor. Ai ka precedentë të mëparshëm penalë për vjedhjen e një iPad nga e njëjta argjendari më 12 nëntor.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…