Eskalon Sami Kurteshi, sulmon me gjuhë të rrezikshme mediat: Kriminelë dhe vrasës me pagesë

 

 

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka sulmuar me gjuhë të ashpër e kërcënuese ndaj Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe disa mediave, duke i akuzuar për shpifje, manipulim dhe veprime të dirigjuara.

Përmes një postimi në Facebook, Kurteshi e quan AGK-në “Aleancë të Grupeve Kriminale”, duke e akuzuar për, siç thotë ai, mbrojtje të mediave që i cilëson si “altoparlantë të krimit të organizuar dhe dezinformimit”. Ai përmend disa media me emër, përfshirë “Reporteri”, “Gazeta Express”, “Telegrafi”, “Insajderi”, “Klan TV”, “Paparaci” dhe të tjera.

Kurteshi mohon akuzat se ka penguar ose sulmuar gazetarë gjatë mbledhjes së KQZ-së, duke thënë se vetëm ka kërkuar me zë të lartë respektimin e hapësirës së punës së KQZ-së.

Ai shkon edhe më tej me gjuhë fyese dhe akuza të rënda, duke i quajtur disa gazetarë dhe pronarë mediash “të dirigjuar”, “banditeskë” dhe “vrasës me pagesë të dinjitetit të njeriut”.

Në reagimin e tij, Kurti paralajmëron se do të vazhdojë të përballet me “këto” media sa herë që, sipas tij, kodi i gazetarisë zëvendësohet me veprime kriminale.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…