Baltë e shi, kamioni i “Pastrimit” mbetet i bllokuar në Arllat

 

 

Një kamion i kompanisë rajonale “Pastrimi” ka mbetur i bllokuar në baltë tash e më shumë se një javë në fshatin Arllat të Komunës së Drenasit, duke pamundësuar edhe qarkullimin e lirë të rrugës në atë zonë.

Për nxjerrjen e kamionit është kërkuar ndihma e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa kompania ka njoftuar gjithashtu edhe KFOR-in dhe shërbimet emergjente.

Ekipi i Gazetës sot ka qëndruar në vendin ku kamioni ka mbetur i bllokuar qe tetë ditë.

Drejtori i kompanisë “Pastrimi”, Petrit Reçica, ka bërë të ditur se kamioni ka rrëshqitur gjatë kryerjes së shërbimeve dhe ka mbetur i bllokuar për shkak të kushteve të rënda të terrenit.

“Për shkak të reshjeve të vazhdueshme, rruga është dëmtuar edhe më shumë dhe ka qenë e pamundur të largohet nga ajo pjesë. Ne jemi duke u përpjekur vazhdimisht, por fatkeqësisht edhe sot ka pasur reshje shiu,” ka deklaruar Reçica.

Ai ka theksuar se, pavarësisht situatës, nuk raportohet për asnjë punëtor të lënduar.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…