by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shpërndarë sot një opinion të publikuar në “The Washington Post”, ku vlerësohet se ai e meriton Nobelin për Paqe.
Tek arsyet, përmendet ndalja e konflikteve nëpër botë, ku përfshihet edhe parandalimi i një konflikti mes Kosovës dhe Serbisë.
Në shkrim është theksuar edhe deklarata e Presidentes Vjosa Osmani, ku i kishte dhënë merita Trumpit, shkruan Reporteri.net.

“Për më tepër, Trump pohon se ai e parandaloi një luftë midis Serbisë dhe Kosovës (Presidentja e Kosovës mbështeti pretendimin e Trump, duke thënë se Serbia po planifikonte të sulmonte Kosovën në maj para se Trump të ndërhynte)”, thuhet në shkrim.
Trump disa herë ka deklaruar se në mesin e luftërave që ka ndalur, është edhe ajo mes Kosovës dhe Serbisë.
Opinioni është nga Marc A.Thiessen.
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën gjatë mbledhjes së kabinetit se së shpejti do të fillojë të godasë objektiva brenda Venezuelës, një përshkallëzim i ofensivës së administratës së tij kundër trafikantëve të dyshuar të drogës. “Do të fillojmë t’i bëjmë këto sulme edhe në tokë. Ne e dimë se ku jetojnë ata.
Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë miratuan unanimisht vazhdimin e angazhimit të fuqishëm të Austrisë në Ballkanin Perëndimor. Ministrja e Jashtme, Beate Meinl-Reisinger tha se BE-ja duhet t’u bëjë ballë përpjekjeve destabilizuese në rajon. Sipas saj, Austria është e përkushtuar që Ballkani Perëndimor të mbetet i lidhur ngushtë me Evropën
As sonte nuk është nata e tij! Spalletti ka publikuar formacionin startues për ndeshjen e Juventusit ndaj Udineses dhe Edon Zhegrova sërish nuk është pjesë e 11-shës. Ylli i Kosovës nuk po gjen dot vend në 11-shën startuese, me trajnerin që kohë pas kohe po i dhuron minuta vetëm në pjesët e dyta
Nuk janë parë më të afërt sesa në këtë foto që protagonistë ka kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci dhe ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili prej kohësh qëndon jo-aktiv në politikë. Ramiz Lladrovci, i cili fitoi zgjedhjet në Drenas është një nga politikanët më aktiv në vend, duke realizuar kohe pas kohe
