Shtatë të arrestuar për spiunazh në Kosovë brenda një viti, ekspertët: Rrezik serioz për sigurinë kombëtare

Rastet e dyshuara për spiunazh në Kosovë në vitin e fundit kanë qenë shqetësuese për sigurinë nacionale të Republikës.

Nga qershori i 2024-s e deri më tani, shtatë persona janë arrestuar nën dyshimin për spiunazh te shërbimet inteligjence serbe

Më shumë se gjysma e tyre janë shqiptarë të Kosovës. Disa prej tyre ngarkohen me akuza se kanë mbledhur dhe dërguar informacione e dokumente te BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët e pjesëtarët e saj, e institucione të tjera të sigurisë.

Veprimet e tilla të bashkëpunimit dhe spiunazhit me BIA-n serbe po cilësohen tejet të rrezikshme për sigurinë kombëtare të vendit.

Si njohës i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci, thotë se dëmet që mund të shkaktohen nga këta individë janë të mëdha.

“Në aspekti e sigurisë kanë ndikuar qetësimin e qytetarëve dhe gjithë banorëve dhe qetësimin e sigurisë nacionale duke pas parasysh se çfarë dëme mund të shkaktojnë këta persona me vetëdije ose pavetëdije, duke pasur parasysh që spiunazhi është formë e kriminaliteti tepër penale tepër e rëndë komplekse dhe tepër e mundimshme për të zbuluar andaj nevojiten edhe fakte të mëdha”, tha ai për RTK.

Edhe njohësi tjetër i sigurisë, Avni Islami, thekson se numri i atyre që bashkëpunojnë me Serbinë është i madh, prandaj beson në arrestime të tjera.

“Janë arrestuar persona të dyshuar dhe disa janë dënuar, këta konsiderohen që janë të rrezikshëm dhe kur kihet parasysh që një numër jo i vogël, rreth 7-8 veta janë arrestuar dhe do të gjykohen e disa janë gjykuar, unë konsideroj se numri qoftë i informatorëve, qoftë i bashkëpunëtorëve apo edhe i agjentëve serbë, është shumëfish më i madh”, tha ai.

Muharrem Qerimi, Bedri Shabani, Aleksandër Vllajiq, Bojan Jevtiq, Hysri Selimi, Jelena Gjukanoviq dhe Fatmir Sheholli, janë të arrestuar e dënuar mbi dyshimin e veprës penale për spiunazh

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…