Rutte vlerëson kontributin e Zvicrës në misionin e NATO-s në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në Bruksel ka takuar Këshilltarin Federal Martin Pfister nga Departamenti Federal për Mbrojtjen, Mbrojtjen e Popullsisë dhe Sportin (VBS/DDPS).

“Ishte mirë të takoja Këshilltarin Federal Martin Pfister dhe ta falënderoja për kontributin e Zvicrës në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Kosovë. Diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar bashkëpunimin tonë me Zvicrën”, ka shkruar Rutte në X.

Që nga tetori i vitit 1999, Forcat e Armatosura Zvicerane marrin pjesë në misionin ndërkombëtar paqeruajtës të NATO-s, Kosovo Force (KFOR), në Kosovë me Kompaninë Zvicerane dhe kontingjentet Swisscoy.

Numri personelit të Forcave të Armatosura Zvicerane aktualisht është 215, dhe mandati aktual skadon në fund të vitit 2026.

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…