Rutte: Qe dy vjet kërkojmë llogaridhënie nga Serbia për sulmin në Banjskë

 

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se po kërkojnë vazhdimisht nga Serbia që t’i sjellë para drejtësisë kryesit e sulmeve terroriste në Banjskë dhe të sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, sulme këto të ndodhura më 2023.

Këto komente, ai i bëri në konferencën për media para takimit të së martës të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel.

“Për dy vjet, vazhdimisht kemi bërë thirrje për llogaridhënie për kryesit e sulmeve në të dy rastet, në Zveçan dhe Banjskë më 2023, që të sillen para drejtësisë. Paraardhësi im ka punuar në këtë me Aleksandar Vuçiqin, president i Serbisë. E kam bërë edhe vetë unë. Më ka thënë se do të punojë në këtë dhe do ta kryejë këtë punë”.

“Ne vërtetë llogarisim në autoritetet e Serbisë që ta kryejnë pjesën e tyre të punës në këtë aspekt”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Për sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se NATO-ja është e përfshirë në mënyrë indirekte përmes KFOR-it.

“Tentojmë të jemi sa më të dobishëm që të jetë e mundur në këtë çështje”, u shpreh Rutte.

Ai u tha gazetarëvese NATO po e monitoron nga afër dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“NATO është e përfshirë në mënyrë të tërthortë përmes KFOR-it. Ne po përpiqemi të ndihmojmë sa të mundemi”, tha Rutte në selinë e Aleancës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…