Rama-Muratit: Pse nuk po i qet paret – a po pret një krizë tjetër artificiale për konsum elektoral?

Lidhur me mosalokimin e mjeteve, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pyetur Ministrin në detyrë, Hekuran Muratin se pse nuk po i transferon këto para, pasi Komuna një gjë të tillë po pret.

Sipas Ramës, nëse VV-ja s’do ta kishte bllokuar buxhetin, s’do të kishte nevojë për çbllokim me që sipas tij VV po thotë se “kanë shpëtuar kryeqytetin”.

“Çfarë po prisni saktësisht? Një krizë tjetër artificiale për konsum elektoral?”, shkruan mes tjerash Rama në Facebook.

Reagimi i plotë:

Pse nuk po i qet paret, Hekuran?

Shërbimet janë ndalur.

Punëtorët janë pa paga.

Komuna po pret transferimin e mjeteve nga ministria!

Javën e kaluar e votuam bartjen e mjeteve, ndonëse këto obligime kanë mundur të mbulohen lehtësisht nga 35 milionë euro të hyrat vetanake dhe nga granti qeveritare që, për ironi, as nuk kërkojnë votim në Asamble, vetëm vullnet për miratim nga ministri në detyrë, por që vazhdon t’i mbajë të bllokuara me përkushtim!

Meqë politika spektakolare paska prioritet, u detyruam të ndjekim çdo rrugë tjetër vetëm që punëtorët të marrin pagat e tyre. E thirrëm edhe seancën e jashtëzakonshme për t’i votuar 25 milionë euro nga të hyrat e vitit 2024, të njëjtat mjete që tri herë radhazi u bllokuan nga asambleistët e VV-së.

Këtë herë u votuan.

U lëshuan në ofensivë publike duke thënë se “VV e shpëtoi kryeqytetin”. Po harrojnë që qytetarët janë vigjilentë dhe e dinë se, nëse VV nuk do ta kishte BLLOKUAR buxhetin, nuk do të kishte pasur nevojë për “ÇBLLOKIM”.

Sidoqoftë, i falënderojmë të gjithë ata që në fund votuan në dobi të interesit publik. Tani vjen pyetja elementare, ajo që nuk kërkon as debat politik, as konferencë për media:

Çfarë po prisni saktësisht?

Një krizë tjetër artificiale për konsum elektoral?
Apo thjesht po ushtroni versionin tuaj të varfër të pushtetit: mbajtjen peng të mjeteve publike për interesa ditore?

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…