Mjegull, vranësira e riga lokale shiu sot

Vransira më të dendura përfshinë vendin ditën e martë, që më vonë pasdite dhe në mbrëmje aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu, apo edhe reshje sqote dhe dëbore, krejt në vise më të larta malore. Dominojnë qetësitë, e herë herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme, 1-3m/s.

Temperaturat maksimale shkojnë deri në 7C e 10C, ndërsa minimalet në mëngjes zbresin në 0C e 3C.
Më shumë vransira po parashihet që të kalojnë mbi vend gjatë kësaj jave të parë dhjetori, të mërkurën me më shumë mundësi për reshje shiu, derisa ditëve tjera me gjasë paraqiten si riga lokale.

Ultësirave orëve të mëngjesit ka gjasa të formohen shtresa mjegulle, që mund të mbeten më gjatë edhe ditën. Temperaturat do të jenë më të larta mbi mesatare, me maksimale që shkojnë deri në 10C e 11C, e ato minimale zbresin në 4C e 5C. Nga dita e enjtë parashihet të frynë erëra të lehta dhe mesatare lindore e verilindore 3-7m/s.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…