Kosovë Lajme

Ministria e Financave jep tender për furnizim me 25 karrige për zyre, rreth 150 euro kushton një

 

 

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka shpallur tender në vlerë rreth 3 mijë e 700 euro për furnizim me karrige për zyrë.

Në total do të blihen 25 karrige për nevoja të Thesarit të Shtetit.

Nga një përllogaritje e thjeshtë i bie se një karrige do të blihet rreth 150 euro, shkruan Reporteri.net.

 

Sipas njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar në platformën e-Prokurimi, furnizimi duhet të kryhet për një muaj,

Kontrata është dhënë dje, e nënshkrimi i saj është paraparë të bëhet sot.