Arrestohet në Prishtinë shtetasi i huaj i dyshuar për krim të organizuar, konfiskohen mbi 50 mijë euro, orë rolex dhe veturë

Një shtetas i huaj është arrestuar në Lagjen “Marigona” në Prishtinë në dyshimin se ka kryer krim të organizuar e që i njëjti kishte urdhërarrest të lëshuar nga Suedia.

Polica ka njoftuar se tek shtëpia ku banonte i dyshuari janë sekuestruar 52 mijë e 480 euro para të gatshme, letërnjoftim dhe patentë shofer i falsifikuar, 3 telefona celularë, një orë rolex, dy DVR të kamerave dhe një veturë.“

Lagjja Marigona / 01.12.2025 – 22:30. Njësitë e taskforcës kanë ndaluar dhe arrestuar një mashkull shtetas të huaj, i dyshuar lidhur me një rast krim i organizuar. I njëjti po ashtu kishte edhe urdhërarrest të lëshuar nga shteti i Suedisë. Gjatë kontrollit në shtëpinë ku ishte duke banuar i dyshuari, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 52 480€ para të gatshme, një letërnjoftim i falsifikuar, një patentë shoferi i falsifikuar, 3 telefona celularë, një orë rolex, dy DVR të kamerave dhe një veturë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës

  • Shkrime të ngjashme

    13-vjeçari goditet nga vetura, Spitali i Mitrovicës: Është jashtë rrezikut për jetë, vazhdon trajtimin në QKUK

    Një fëmijë i lindur në vitin 2013 është paraqitur rreth orës 19:55 në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pasi ishte goditur nga një automjet. Sipas njoftimit të spitalit, ekipi mjekësor ka ndërhyrë menjëherë duke…

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…