26 ditë nga data – KQZ e konfirmon se Qeveria nuk e ka ndarë ende buxhetin për zgjedhjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi ka pyetur se ku ka mbetur çështja e buxhetit që do të duhej tanimë t’i ndahej KQZ-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Pa buxhet s’do të mund të hyni as në kontrata kontraktuale. A është vonë ndarja e buxhetit tani karshi edhe këtij vendimi”, tha Ilir Gashi anëtar i KQZ`së

KQZ-ja i është drejtuar përmes kërkesës Ministrisë së Financave dhe aktualisht nuk kemi asnjë njoftim për kërkesën në fjalë.

“Në momentin që marrim një përgjigje do të kemi edhe zhvillueshmërinë e aktivitete. Pasi këto aktivitete s’do të mund të zhvillohen pa pasur ndarjen e buxhetit nga Qeveria e Kosovës. Meqenëse ende s’kemi asgjë konkrete. Veçse na është thënë kurdo që ka një vendim ju lajmërojmë”, deklaroi drejtori i Sekretariatit.

Ndryshe kërkesa zyrtare drejtuar qeverisë ka qenë në vlerën 11.5 milionë euro.

Ndërkohë, afati i parë kritik është vetëm pak ditë larg.

Më 12 dhjetor duhet të nisë votimi me postë për votuesit jashtë Kosovës, por ende nuk dihet nëse komisioni do të ketë mundësi ta realizojë këtë pa buxhet.

Kësisoj në këtë mbledhje është bërë e ditur se Qeveria ende nuk ka ndarë asnjë cent për zgjedhjet e jashtëzakonshme

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…