• 1 Dhjetor 2025 08:45

Tre koalicione dhe 17 parti politike aplikojnë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Dhj 1, 2025

23 subjekte politike kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, prej të cilave 17 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Afati për aplikim për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje dhe për deklarim të koalicioneve kishte filluar më 24 nëntor, por pothuajse të gjitha subjektet politike kanë aplikuar në ditën e fundit të afatit, më 30 nëntor.

Paralelisht me ketë periudhë zgjedhore është zhvilluar edhe deklarimi i koalicioneve nga partitë politike.

Sipas njoftimit nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, Lëvizja Vetëvendosje, në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të garojë në koalicion me tri parti tjera: GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK). Kjo e fundit, në zgjedhet e kaluara kishte garuar me LDK-në.

Kurse, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleaanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, do të garojnë të vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Elezi ka njoftuar se “deri më 7 dhjetor 2025, këto subjekte politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që kanë aplikuar për certifikim deri në përfundim të afatit, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”.

Sipas njoftimit për media të KQZ-së, pak pas mesnatës, këto subjekte politike kanë dorëzuar aplikimin:

Koalicionet:

Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;

Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe

Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Partitë politike:

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;

PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:

Kosovaki Nevi Romani Partia;

JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;

Za Slobodu Pravdu i Opstanak;

KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;

PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;

I. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;

SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;

SRPSKA LISTA;

INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;

FJALA;

NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;

LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);

ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK);

KOSOVSKI SAVEZ; dhe

NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA.

Iniciativat qytetare:

PËR SOCIALDEMOKRATËT E ASHKALINJËVE; dhe

INICIATIVA QYTETARE PËR KOSOVË.

Kandidatët e pavarur:

NEDŹMIDIN SEJDILAR.