Rusia përshkallëzon luftën, zemërim për sulmet ukrainase: Skandaloze, minojnë interesat e Perëndimit

Teksa përpjekjet diplomatike vijojnë me intensitet të lartë, lufta Rusi–Ukrainë nuk jep asnjë sinjal zbutjeje. Të paktën katër persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në qytetin e Dnipros, i vënë në shënjestër të raketave ruse.

Burime të pakonfirmuara thonë se një raketë balistike u përdor në sulmin e ndodhur mëngjesin e së hënës. Videot e shpërndara në internet treguan një shpërthim të madh pranë një autostrade, dhe mediat lokale raportuan se një bllok zyrash, makina dhe dyqane u goditën ose u dëmtuan rëndë.

Dnipro, i cili gjendet rreth 100 km nga fronti i luftës, është shënjestruar shpesh nga zjarri rus që prej fillimit të konfliktit. Ndërkohë, Kremlini tha të hënën se një sulm ukrainas ndaj infrastrukturës së Konsorciumit të Gazsjellësit Kaspik ishte “skandaloz”, duke konsideruar rëndësinë dhe pjesëmarrjen ndërkombëtare të projektit.

Projekti, që përfshin aksionerë rusë, kazakë dhe amerikanë, njoftoi të shtunën se një nga tre pikat e ankorimit në terminalin e tij në Novorossiysk të Rusisë ishte dëmtuar nga një sulm me dron ukrainas dhe se operacionet ishin pezulluar.

Në një telefonatë me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kritikoi gjithashtu sulmin me dronë ukrainas kundër cisternave të naftës në Detin e Zi, që – sipas tij – minonte rëndë interesat e Turqisë dhe pronarëve të anijeve.

Zhvillimet vijnë një ditë para se i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Wittkoff, të takohet me presidentin Vladimir Putin në Moskë, për bisedime që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë. Wittkoff e ka vizituar disa herë Moskën këtë vit, por nuk ka qenë kurrë në Kiev

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…