Propozohet shkarkimi i kryesuesit të KPK`së, dy anëtarë lëshojnë mbledhjen

Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), të hënën, anëtari Visar Krasniqi propozoi të shkarkohet nga pozita kryesuesi Ardian Hajdaraj.

“Propozimi im është shkarkimi yt nga pozita e anëtarit të Këshillit dhe automatikisht bie edhe prej kryesuesit. Meqenëse jemi bë hajgarexhi në takime të Këshillit, po bëjmë propozime qysh na teket, qysh na vijnë ndër mend”, tha Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi“, transmeton KFVA.

Ai kërkoi nga Agron Qalaj që ta lirojë takimin e Këshillit, me arsyetimin se është person i paautorizuar të qëndrojë në këtë takim. Tha se qëndrimi i tij në këtë sallë, iu pamundëson anëtarëve tjerë të vazhdojnë tutje.

Më pas, anëtarët Visar Krasniqi dhe Veton Shabani lëshuan mbledhjen.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…